Foto: Koha

Për 9 ditë në DokuFest u shfaqën 238 filma

13 Gusht 2016 - 20:00      

“Lulet e korrupsionit të Prizrenit”, që ishte motoja e edicionit të 15-të të Dokufestit, zgjoi edhe një herë kureshtjen e qytetarëve për të pritur bashkë me filmat edhe shumë regjisorë, producentë, aktorë nga e gjithë bota e shumë turistë.

Festivali i filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, Dokufest, si ngjarja më e madhe kulturore në vend u bë fole e filmbërësve për 9 ditë, gjatë të cilave u prezantuan filma të kategorive të ndryshme, filma të shkurtër eksperimentalë, debate me panelistë ndërkombëtarë e vendorë dhe shumë aktivitete të tjera, raporton KTV.

Kinematë, të shumta në numër, me kapacitet prej 100 deri afro 450 ulësesh, u dhuruan pjesëmarrësve përvoja që ata nuk do t’i harrojnë asnjëherë, madje do të jenë arsye për t’u kthyer përsëri. Këtë ndjenjë e ka edhe regjisorja Eva Smyk.

Për producentin gjerman, C. Cay Wesnigk, Dokufesti i ka ofruar atij mundësinë ta njohë Kosovën nga një këndvështrim tjetër.

Për organizimin e programin kualitativ të këtij edicioni, artistja Fitore Berisha e cila për vite me radhë ishte larg Kosovës, ka përgëzuar organizatorët.

Rreth 10.000 filmdashës, vizituan qytetin e Prizrenin gjatë këtyre ditëve sa ka zgjatur ky eveniment kulturor.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...