Konfirmohet titulli dhe data e lansimit të “Bad Boys 3”

13 Gusht 2016 - 17:25      

Është konfirmuar zyrtarisht titulli dhe data e lansimit të filmit “Bad Boys 3”.

Pjesa e tretë e franshizës aksion-komedi do të quhet “Bad Boys For Life” dhe do të shfaqet në kinematë botërore nga 12 janari në vitin 2018, transmeton Koha.net.

Aktorët e njohur si Will Smith dhe Martin Lawrence edhe njëherë do të luajnë rolin e detektivëve të qytetit të Miamit, si Burnett dhe Lowery. Ata, për herë të parë kanë luajtur këto role në filmin origjinal në vitin 1995.

Regjisori i dy filmave të parë të “Bad Boys” ka qenë Michael Bay, por për pjesën e tretë nuk do të jetë ai regjisor. Në vend të tij, do të jetë regjisori i njohur Joe Carnahan, raporton Entertainment Weekly.

Gjithashtu është konfirmuar se është duke u planifikuar edhe pjesa e katërt e këtij filmi. “Bad Boys 4” do të realizohet një vit pas “Bad Boys For Life”, duke goditur kinematë nga 3 qershori në vitin 2019.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...