EC alarmon për rrënimin e një tjetër shtëpie monumentale në Prizren

13 Gusht 2016 - 15:33      

Rrënimi i shtëpive të vjetra brenda qytetit të Prizrenit ka marrë përmasa shqetësuese. Një tjetër shtëpi që ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes ka filluar që të rrënohet gjatë kësaj fundjave.

Kështu thuhet në reagimin e organizatës joqeveritare EC Ma Ndryshe.

“Fakti që shtëpia që po rrënohet ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes dhe kufirin e zonës historike lenë për të kuptuar se ka kërkuar një trajtim të veçantë nga institucionet përgjegjëse. Neni 6, i Ligjit për trashëgiminë kulturore në paragrafin 4 përkufizon se ‘monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë tё mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit’”, thuhet në reagimin e EC.

Për më shumë, Kisha e Shën Premtes është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, në vitin 2006.

“Për këtë arsye EC Ma Ndryshe konsideron se institucionet përgjegjëse është dashur që ta trajtojnë këtë rast me ndjeshmëri më të theksuar, dhe të bëjnë përpjekje më të madhe për ruajtjen e trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...