13 Gusht 2016 - 15:29
Filmat e tyre janë shfaqur një ditë më parë. Samir Karahoda u shpreh shumë i kënaqur me ecurinë e festivalit dhe falënderoi iso-polifoninë shqiptare për ngrohtësinë që solli me muzikën shqiptare nga jugu.
“Sot do të jetë nata përmbyllëse e festivalit dhe do të jetë edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në ceremoninë përmbyllëse për herë të parë do të jenë të pranishëm pjesa më e madhe e regjisorëve” tha Karahoda.
Ndërkohë shumë i këndshëm me humori e tij u tregua regjisori rus, Alexei Dmitriev, filmi i të cilit, “The sadness will not last forever”, është shfaqur premiere mbrëmë në Dokufest.
Dmitriev dukej shumë i entuziazmuar për këtë fakt.
“Është festival i mrekullueshëm, është Woodstock-u i Ballkanit” – tha ai per DokuFest-in.
Kurse filmi “The Deal” i regjisores polake, Eva Smyk, është shfaqur të enjten. Ai është një nga filmat e paktë të animuar, pjesë e DokuFest, por duket të jetë i veçantë sepse ajo ka përdorur librat, në vend të kanavacës.
Po ashtu, duhet theksuar murali i animuar me fëmijët e Prizrenit. Fëmijëve iu pëlqen të pikturojnë në hapësira të mëdha dhe murali është bërë tek Lumbardhi.
‘Është e jona’ u shkrua në murin e kinemasë së parë në Prizren, e cila u shpëtua nga privatizimi falë qytetarisë aktive. Mesazhi bëhet me domethënës kur jepet nga vetë fëmijët, e ardhmja jonë. Së bashku me muralin që do të zbulohet sot, për publikun e DokuFest, Smyk me fëmijët kanë punuar një film të animuar 22 sekondash.
Në përmbyllje të festivalit do të performojë këngëtarja libaneze Yasmine Hamdan. Këngët e saj do të mund t’i dëgjoni në kinemanë Lumbardhi, nga ora 00:00, gjersa ceremonia do të fillojë në ora 20:00 me shfaqjen e filmit “Close up” në kujtim dhe nderim të regjisorit iranian Abbas Kiarostami, për të vazhduar më pas me ndarjen e çmimeve sipas kategorive përkatëse.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...