De Niro merr “Zemrën e Sarajevës”

13 Gusht 2016 - 15:40      

Aktori i njohur hollywoodian, regjisori e producenti, Robert De Niro, të premten mbrëma në Teatrin Kombëtar të Bosnjë-Hercegovinës, ka hapur edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa ka parakaluar nëpër tepihun e kuq ka thënë se është i nderuar me ftesën që i është bërë, dhe se e ka impresionuar bukuria e qytetit. Ka thënë se është turp që mund të shohë se një qytet si Sarajeva ka qenë i sulmuar në luftën e vitit 1992.

De Niro ka thënë se ka ardhur në këtë Festival sepse gjithmonë i ka interesuar. "Gjithmonë më ka interesuar të jem i pranishëm në SFF. Më kanë ftuar dhe u kam thënë se do të jem këtu. Kam ardhur me dy fëmijët e mi që ta përjetojnë këtë bashkë me mua”, ka thënë ai. "Është e tmerrshme çfarë ka ngjarë në Sarajevë e në New York. Kemi një lloj lidhjeje jozyrtare. Mbase më zyrtare se sa që e them unë”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...