“Jonianët” pushtojnë Kalanë me iso-polifoni

13 Gusht 2016 - 14:15      

Skena e improvizuar nё Kalanё e Prizrenit, mirёpriti dhjetё kёngёtarë tё polifonisё të bërë bashkë në “Jonianёt”. Tё veshur me veshjet kombёtare, pёr njё orё ata sollёn kёngё tё folklorit tё vjetёr shqiptar. I kёnduan atdheut, jetёs e dashurisё, shkruan sot Koha Ditore.

Lashtёsia e repertorit tё tyre ka përkuar mirё me ambientin përreth, i cili u mbush me publik. Sebep pёr ardhjen e tyre nё Prizren u bё edicioni i 15-tё i festivalit ndёrkombёtar tё filmit dokumentar dhe tё shkurtёr “DokuFest”.

Kjo polifoni e cila nё kёtё formё vepron pёr mё shumё se 15 vite, tashmё ka shkelur shumё vende tё botёs, duke prezantuar vlerat e folklorit shqiptar. Tё njёjtёn gjё bёnë edhe nё qytetin antik. E pёr ata qё patёn rastin tё dёgjojnё pёr herё tё parё kёtё lloj tё muzikёs, kjo eskperiencё ishte e mrekullueshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...