13 Gusht 2016 - 08:30
E imët, por elegante “Vrapuesja...” të jep përshtypjen sikur ka ndalur vrapin përkohësisht (veç dy mijë e pesëqind vjet) dhe do ta vazhdojë në çdo moment.
Posa kalon dyert e larta me grila hekuri fiton ndjesinë e të kthyerit shumë prapa në kohë. Një ndërtesë katërkëndore, e ngjashme me tempujt e antikitetit, shtrihet përgjatë oborrit.

44 kolona e përshkojnë pjesën ballore të saj, si mbajtëse të kulmit të një lloj verande. Tetë kolona në mes të objektit janë të nxjerra pak më përpara dhe përmbyllen në kulm me një sipërfaqe trekëndshe të mbushur me skulptura njerëzish. Kjo është hyrja e stilit antik grek portiko e Muzeut Britanik, në Londër, i ndërtuar në vitin 1823, por i themeluar shtatëdhjetë vjet më herët.

Ora ka kaluar katërshin e pasdites. Ka mbetur vetëm edhe një orë deri në mbyllje. Qindra vizitorë shihen tek hyjnë e dalin në muzeun që rangohet i pesti në botë. Vitin e kaluar ka pasur afër shtatë milionë vizitorë. Aty ruhen rreth tetë milionë objekte me vlera historike dhe kulturore të mbledhura nga të gjitha kontinentet... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...