Muzeu i Korrupsionit në DokuFest, atraksion që vlen të vizitohet

12 Gusht 2016 - 12:38      

Shumica e vizitorëve të Muzeut të Korrupsionit, që është i vendosur në kej të Lumbardhit, në qendër të Prizrenit, nuk kanë ide se çfarë do i pret brenda.

“Dëgjova që përmendet dhe erdha të shoh se për çfarë njëmend bëhet fjalë” – tha njëri nga vizitorët e shumtë. Ata i presin Lumi (aktori në filmin e nominuar për Oskar “Shok”) dhe Onati, një aktor tjetër, të cilët janë udhërrëfyesit e muzeut të improvizuar.

Këta dy ciceronë të rinj e shpjegojnë secilin artefakt dhe copëz të mbetur nga “koha kur kishte korrupsion në shoqërinë tonë”. Diploma e falsifikuar me vulë të filxhanit të kafes, dollapi i stërmbushur me dojse të gjykatave, fotografi të atyre që e luftuan korrupsionin, janë këto vetëm disa prej shumë detajeve të paraqitura në këtë “muze”, për vizitorët. Këto gjësende janë të vendosura me qëllim që të krijohet iluzioni i “ecjes në një kohë kur korrupsioni mbretëronte në shoqërinë tonë”.

“Ishte interesant sepse ne jetojmë mu në këtë kohë, kur korrupsioni po na vështirëson jetën të gjithëve. Por ishte një përvojë që më shtyu të përfytyroj se si do të dukej periudha kur nuk do të kishte korrupsion – dhe për pak minuta, u ndjeva më mirë” – ishte komenti i njërës nga vizitorët.

“Ideja e krijimit të nje situate imagjinare dhe satirike si muzeu, është që të nxisim reagime nga qytetarët, që ata të kërkojnë llogaridhënie nga udhëheqësit e tyre, që të luftojnë këtë problem që po na e vështirëson jetën tonë çdo ditë e më shumë. Pse jo, edhe të krijojmë një situatë ku njëmend korrupsioni është pjesë e së kaluares tonë” – shprehet Vigan Hoxha, nga UNDP, një nga krijuesit e konceptit të muzeut.

Muzeu i Korrupsionit do të jetë i hapur deri më 13 gusht dhe është pjesë e bashkëpunimit të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe DokuFest-it.

Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së (SAEK) mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...