Ndërtimi i shkollës së baletit nuk nis deri vitin që vjen

12 Gusht 2016 - 10:43      

Prishtinë, 12 gusht - Institucioni që cilësohet si i domosdoshëm për vazhdimësinë e baletit në Kosovë, nuk do ta ketë një objekt të vetin brenda këtij viti.

Për shkollën profesionale të baletit, ndërtimi i së cilës qe planifikuar për sivjet, nuk do të vihet guri i themelit deri më 2017. Edhe buxheti për ndërtimin e këtij objekti pritet të parashihet për vitin që vjen. Ministri i Arsimit, i Shkencës e i Teknologjisë, Arsim Bajrami - që në maj kishte miratuar në parim kërkesën për ndërtimin e kësaj shkolle, të cilën ia kishte adresuar Baleti Kombëtar i Kosovës - në shtator do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të caktuar një lokacion.

I pari i arsimit në vend, i cili para tre muajsh i kishte thënë gazetës se në procesin e rishikimit të buxhetit (qershor, korrik) do të sigurohet përkrahje financiare që projekti të nisë sivjet, ka thënë se ndërtimi i objektit dhe buxheti për këtë institucion do të definohen mot.

“Në parim e kemi përkrahur si ide dhe po besoj që gjatë muajit shtator do ta definojmë çështjen e lokacionit dhe do të fillojë të ndërtohet në fillim të vitit 2017. Buxheti po ashtu do të parashikohet vitin që vjen”, ka thënë Bajrami (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...