“Depth Two” dhe “Ferdonija” takohen me historitë për krimet e Serbisë

12 Gusht 2016 - 12:12      

Prizren, 12 gusht - Derisa NATO-ja po bombardonte Serbinё nё vitin 1999, njё kamion me 53 trupa tё pajetё, ishte fundosur nё Danub. Nё mesin e tyre, trupa pleqsh, grash e fëmijësh, shkruan sot Koha Ditore.

Mbishkrimi “Thertorja Prizren” nё derёn e kamionit linte tё nёnkuptohej se viktimat vinin nga Kosova. Forcat paramilitare serbe do ta fusnin kёtё grup tё shqiptarëve nga Kosova nё njё piceri nё Suharekë, do tё shtinin mbi ta e mё pas do t’i hidhnin edhe dy granata dore.

Pёr t’u siguruar se i kanë vrarë të gjithë, do tё shtinin edhe disa herё tё tjera me kallashnikovë, derisa tё mos dёgjonin asnjё zё. Katёr prej tyre do tё shtireshin si të vdekur. Por kur trupat u ngarkuan nё kamionin e madh e me friz nё rimorkio, ata do tё vёrenin se Altini i vogёl ende ishte gjallё. Do ta ekzekutonin para syve të nënës së tij.

Kjo histori shpaloset nëpërmjet rrёfimeve tё policёve serbë, tё cilёt ishin tё parёt nё vendin e ngjarjes kur ishte gjetur kamioni. E po ashtu, ngjarjet e asaj dite i kujton edhe njëra prej të mbijetuarave. Ajo e humbi tёrё familjen. Dёshmitë e tyre me zё, pёrcillen me imazhe tё vendeve ku janё zhvilluar ngjarjet, vetёm se tё xhirruara 17 vite pas. Në rrugëtimin vizual prej Prishtinës në Danub a prej disa qyteteve të Kosovës deri nё Batajnicё, tregohen vendet ku janё gjetur varrezat masive.

Nё vitin 2001 dhe 2002, pesё varreza masive janё gjetur nё rrethinën e Beogradit, nё vendin kur asokohe zinte vend Qendra e Forcave Speciale Antiterroriste. “Depth Two” (Thellёsia dy) i regjisorit serb Ognjen Gllavoniq, ballafaqon Serbinё me krimet e kryera gjatё luftёs nё Kosovё, ku u dëbuan 800 mijё shqiptarë, e u vranё 15 mijё. Pas luftёs rreth 5 mijё persona u konsideruan tё zhdukur. Fati i disave është zbardhur deri në vitin 2007.
Por pёr 1 e 400 prej tyre nuk dihet tash e 17 vjet.

Nё kёtё mes hyn edhe familja Ferdonije Qerkezit nga Gjakova. Ajo humbi pesё anёtarë tё familjes - burrin dhe katёr djem. Jeton e vetme nё shtёpinё qё tashmё e ka shndёrruar nё muze. Rrёfimi i saj shpaloset nё dokumentarin qё mban titullin “Ferdonija” nёn regji tё Gazmend Bajrit dhe Shkurte Dautit. Tё dy kёta dokumentarë janё pjesё e garёs nё kuadёr tё edicionit tё 15-tё tё festivalit ndёrkombёtar tё filmit dokumentar dhe tё shkurtёr “DokuFest” i cili po mbahet nё Prizren. I pari garon nё kategorinё “Ballkan Dox”, ndёrsa i dyti “National Shorts”.

Njёri trajton gjetjen e varrezave masive e tjetri rrëfimin e atyre qё janё nё kёrkim tё mё tё dashurve tё tyre (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...