Foto: Armend Nimani

Dua Lipa ia jep Prishtinës imazhin e metropoleve botërore

11 Gusht 2016 - 08:31      

“Unë jam Dua Lipa”, ka thënë dy herë protagonistja e mbrëmjes që tuboi mbi 20 mijë veta, bllokoi përkohësisht trafikun në një pjesë të kryeqytetit dhe finalizoi atë që këngëtarja e paralajmëroi qysh kur shkeli në vendin e origjinës: një koncert të përmasave evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Rituali i prezantimit në koncert mbetet vetëm formalitet kur është fjala për një këngëtare që ka shkelur skenën e “Glastobury”-it, ka interpretuar në një spektakël që ka audiencë prej mbi 11 milionë shikuesish në mbarë botën dhe që po shijon rrugëtimin e saj të paralajmëruar nga mediat botërore si “yll në ngritje”. Në Prishtinë duket se të gjithë e njohin Duan.

Në një skenë të përmasave gjigante të ngritur në Parkun e Gërmisë, me ndriçim profesional, zërim të fuqishëm, të martën mbrëma, Lipa - këngëtarja kosovare që jeton në Londër - ka dëshmuar se jo rastësisht veçohet për përzierjen mjeshtërore që u bën dy zhanreve më të popullarizuara muzikore të kohës: pop-muzikës dhe hip-hopit.

Me interpretimin e hiteve të saj që kanë prekur top-listat më të njohura muzikore, këngë nga albumi i saj i parë që do të lansohet vitin që vjen, përpunime të hiteve të njohura botërore dhe një kënge shqipe të një rock bendi të njohur, Lipa ka përmbushur ëndrrën e saj që të interpretojë para audiencës së vet. Koncerti i saj i parë në Kosovë, përveç performancës magjike, është cilësuar testim i suksesshëm i atyre që organizuan një spektakël që jo shpesh ndodh në kryeqytet.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...