Dua Lipa merr “Çelësin e Qytetit” nga Erion Veliaj

10 Gusht 2016 - 22:36      

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar sot Çelësin e Qytetit këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i ka shprehur mirënjohjen këngëtares me famë ndërkombëtare dhe i ka dorëzuar asaj një prej simboleve që u jepet miqve të qytetit, transmeton top-channel.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihej shumë i lumtur që i dorëzonte Çelësin një vajze që frymëzon shumë njerëz.

“Tani Prishtina dhe Tirana janë një, kështu që nuk je veç gocë e Prishtinës dhe e Kosovës, je edhe e Shqipërisë dhe e Tiranës. Unë jam shumë i lumtur për ty dhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dua që ta ruash Çelësin dhe të kthehesh sërish këtu, teksa shkëlqen e bëhesh më e famshme, duke frymëzuar shumë njerëz”, tha Veliaj.

Nga ana e saj, këngëtarja tha se për të është një privilegj që ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të performuar.

“Është një privilegj shumë i madh për mua të vij pas një kohe shumë të gjatë dhe të më prisni në Tiranë. Dua të theksoj se ndjej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe ju falenderoj shumë për këtë mundësi që të jem me të gjithë shqiptarët”, u shpreh Dua Lipa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...