Kineastë dhe artisët paralajmërojnë deponim padie kundër Arben Zharkut [video]

10 Gusht 2016 - 20:13      

Dy shoqata të kineastëve të Kosovës, ajo e Unionit të Artistëve të Filmit dhe Shoqata “Shtatë Arte”, paralajmërojnë se do të deponojnë në Prokurorinë e Shtetit dhe në Agjencinë Kundërkorrupsion fakte kundër drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, raporton KTV.

Shoqatat e kineastëve pretendojnë se drejtori Zharku ka bërë shkelje të shumta ligjore dhe dyshohet për falsifikim të dokumenteve.

Ndër të tjera, thonë se Zharku ka kontrabanduar, pa miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të Qendrës Kinematografike të Kosovës, dy rregullore kundërkushtetuese, të cilat cenojnë rëndë zhvillimin e kinematografisë së vendit. Fillimisht, këto fakte i kanë deponuar në Komisionin Parlamentar për Kulturë ndërsa në Ministrinë e Kulturës kanë dorëzuar kërkesën për shkarkimin e Zharkut.

Në emër të këtyre artistëve, Luan Kryeziu thotë se drejtori Zharku këtë vit ka shtyrë Komisionin e Vizionimit që të shkruajë raport të dyshimtë dhe joligjor për projektin e tij filmik “Kaseta e Martesës”, në të cilin ishte vet producent para se të ishte drejtor dhe që rezulton i papërfunduar si projekt në QKK. Madje, dyshojnë se Zharku ka shkelur në disa raste ligjin për Prokurimin Publik, duke tërhequr para nga llogaria e QKK-së mbi shumën e lejuar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...