10 Gusht 2016 - 12:35
Tri nga aktivitetet më të reja të cila iu bashkëngjitën festivalit për sivjet janë Promo skenat në qytet, Maratona e pijes dhe Karnavali i qytetit.
Gjithashtu, këtë vit, përveç artistëve vendor, pjesëmarrës do të jenë edhe artistë ndërkombëtar.
Një nga DJ më të famshëm zviceran, si dhe shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës elektronike ‘house’, Alex Belluscio, do të performojë në skenën e Konakut, aty ku edhe do të mbahet koncerti për 2 net rresht.
Deri më tash është konfirmuar edhe grupi Elita 5, kurse në ditët në vijim do të publikohet i gjithë lineup i koncertit.
Tashmë Këshilli Organizativ i festivalit është duke punuar intensivisht për finalizimin e aktivitetet.
“Hardhfest” do të mbahet me 2,3 dhe 4 shtator. Edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit, ndërsa, Partner i festivalit këtë vit do të jetë StoneCastle, kompani që feston 10 vjetorin e themelimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...