Thaçi ia dorëzon Medaljen e Meritave këngëtares Dua Lipa

10 Gusht 2016 - 12:07      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dorëzuar ‘Medaljen e Meritave’ këngëtares shqiptare me nam botëror, Dua Lipa.

Thaçi e ka çmuar lartë Lipën dhe ka vlerësuar suksesin e saj në skenën e muzikës ndërkombëtare, raporton televizioni publik.

“Sapo prita Dua Lipën me babanë e saj, këngëtarin e mirënjohur Dukagjinin. Pata kënaqësinë që Duan ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut kulturës. Shpreha gëzim për arritjet e Duas në botën e muzikës dhe e falënderova për promovimin pozitiv që ja bën Kosovës në media botërore. Kosova ka rini që sot po rrezatojnë me pozitivitet në të gjitha skenat, si sport, ashtu edhe muzikë, kulturë, art”, tha Thaçi pas këtij takimi.

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa është shprehur krenare që është shqiptare si dhe ka falënderuar Thaçin për këtë medalje.

Mbrëmë, Dua Lipa zhvilloi koncertin e saj të parë në vendlindje, Prishtinë, koncert i cili u përcoll nga mijëra qytetarë fansa të muzikës së saj. Koncerti kishte karakter humanitar, pasi që me mjetet e mbledhura, këngëtarja Lipa synon themelimin e Fondacionit “Sunny Hill” i cili do të përkrah të rinjtë e Kosovës.  

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...