Dorëshkrimet e Kafkës transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit

10 Gusht 2016 - 10:18      

Jerusalem, 10 gusht – Gjykata Supreme e Izraelit ia ka marrë një familjeje izraelite përmbledhjen e dorëshkrimeve të Franz Kafkës dhe vendosi që ato të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të këtij vendi.

Biblioteka Kombëtare të martën njoftoi se Gjykata e Lartë ka vendosur se biblioteka është “vendndodhja e dëshiruar” për një varg veprash të pabotuara të Kafkës. Nga biblioteka shtojnë se dorëshkrimet do të jenë në dispozicion për publikun.

Vendimi, i cili është marrë të hënën, ndërpreu procesin disavjeçar në gjykata lidhur me veprat e Kafkës. Dy gjykata të shkallës më të ulët, më parë morën të njëjtin vendim.

Eva Hoffe mori, mes tjerash, dorëshkrime nga nëna e saj, e cila ka qenë sekretare e Max Brodit, të besuarit të Kafkës. Brod ka poseduar dhe botuar veprat e Kafkës pas vdekjes së tij.

Familja pohonte se posedimi i dorëshkrimeve të tij është plotësisht i ligjshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...