Saimir Pirgu ndihet me fat që ishte këshilluar nga Pavarotti

10 Gusht 2016 - 10:14      

Tiranë, 10 gusht - Saimir Pirgu në një intervistë për gazetën italiane “La Republica” ka folur për marrëdhënien e tij me të famshmin Luciano Pavarotti, i cili e ka këshilluar Pirgun për shtatë vite. Pirgu në intervistë tregon takimin tij të parë më Pavarotin, ku performanca e tij, do te vuloste më pas, karrierën e tij të bujshme, sipas KultPlus.

“Kam hyrë në këtë profesion falë Pavarottit”, ka thënë Pirgu për gazetën italiane duke shpjeguar se ishte adoleshent kur ka parë në televizion koncertin tre tenorëve: Pavarotti, Domingo e Carreras.

Sipas tij, nga ai moment, është dashuruar me lirikën. “E rregjistrova atë koncert në mbrëmje për ta dëgjuar më vonë. Dhe Pavarotti u bë heroi im”, ka thënë Pirgu, i cili vitet e fundit ka pushtuar skenat më prestigjioze të operës në botë.

Pirgu ka treguar për këtë gazetë italiane si ai ishte i diplomuar për violinë në Shqipëri dhe më pas kishte shkuar në Itali për të studiuar kanto. Gjatë kësaj kohe Pirgu punonte dhe si kamerier dhe pjatalarës kur Pavarotti me pushime në Merano, kishte pyetur nëse në atë zonë kishte këngëtarë të talentuar.

“Mësuesi im në konservator, Vito Maria Brunnetti i kishte dhënë emrin rim dhe ai më thirri në Hotel Palace në Merano. Këndova një arie dhe Luciano mbeti i befasuar. ‘Kush ju ka mësuar, a e di që këndon mirë’, i pati thënë Pavarotti. Pas tre ditësh më telefonoi në Salesiana, pasi nuk kisha telefon celular, dhe më ftoi në hotelin e tij në Merano”, ka rrëfyer Pirgu. Në intervistë ai ka folur për madhështinë e Pavarottit duke vënë theksin në inteligjencën e tij, e cili nga thellësia e saj e magjepste dhe e frikësonte njëkohësisht.

“Pavarotti thoshte se unë duhej të këndoja në skenë me të njëjtën lehtësi, si haja bukë”, ka thënë mes të tjerash Pirgu, në intervistën dhënë, “La Repubblica”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...