Shpëtimi i “Kinemasë Lumbardhi”, shembull i aktivizimit qytetar

10 Gusht 2016 - 11:35      

Prizren, 10 gusht - Nëntë vite më parë kur Komuna e Prizrenit do të tentonte demolimin e “Kinemasë Lumbardhi”, duke e konsideruar si objekt të pavlerë dhe të “kohës së komunizmit”, iniciativat dhe aktivizimi qytetar do ta ndalnin këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

I njëjti shembull vlen edhe për tentimin tjetër për privatizimin e kësaj hapësire para dy vitesh. Ngritja e zërit, bëri që ky objekt të futet në Listën e përkohshme për mbrojtjen e monumenteve. “Kinemaja Lumbardhi” tani shërben si shembull se si fuqia e bashkimit dhe vendosmëria mund të kenë ndikim në procese të tilla.

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kësaj kinemaje ishin temë diskutimi të panelin e organizuar në kuadër të edicionit të 15-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

“Konfiguration” është titulluar njëri ky panel i së martës në të cilin folën drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, Ares Shporta si kryesues i fondacionit “Lumbardhi”, arkitektja turke Aslihan Demirtas dhe kuratori Vasif Kortun. Me këtë rast, ata shpalosën detaje rreth historisë së kinemasë dhe planeve për të ardhmen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...