Kryeministri Rama publikon projektin e ri të TKOB

9 Gusht 2016 - 09:14      

Projekti për rindërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit tashmë është gati. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ku thekson se tashmë një hapësirë do të vijë në shekullin e ri përmes një ndërhyrjeje rrënjësore, të denjë për traditën dhe ambicien tonë për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.

Rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit ishte parashikuar të niste që në janar të këtij viti, por në një intervistë për Ora News-ish drejtori i TKOB Ilir Kerni bëri me dije se ky rikonstruksion u shty për arsye teknike.

Kryeministri Edi Rama statusin e tij në facebook ku bën me dije se projekti për rindërtimin e TKOB është tashmë gati e ka shoqëruar edhe me pamje të tij në të cilat evidentohet qartë ndryshimet që do të pësoje ky institucion kulturor, i cili prej vitesh nuk I ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të tillë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...