Tri rrëfime në “DokuFest” prekin historinë njëshekullore të shqiptarëve

9 Gusht 2016 - 12:35      

Prizren, 9 gusht - Nata e tretë e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, solli tri tregime të ndryshme për Kosovën përmes historive që zënë vend brenda një shekulli, shkruan sot Koha Ditore.

Njëri i dha publikut një rrëfim për traditën shqiptare në vitin 1910, tjetri për sistemin paralel gjatë viteve ’90, ndërsa i fundit për një dukuri që zë vend në ditët e sotme.

Dokumentari “Daullet e rezistencës” me skenar të Besa Lucit e nën regji të Mathieu Jouffres, pjesë e garës “BalkanDox”, dhe dy filmat e shkurtër - “Fjala e dhënë” i regjisorit Ujkan Hysaj, e “Anestezioni” i Noar Sahitit pjesë e programit special “New Kosovo shorts” - patën premierën kosovare të dielën.

Dy filmat nuk janë pjesë e garës, dhe për këtë ka një arsye. Pjesëtarë të stafit të “DokuFestit”, janë të përfshirë në këto projekte. “Nuk duam të krijojmë korrupsion”, ka thënë Samir Karahoda, duke arsyetuar përse këta filma janë jashtë konkurrencës. Karahoda, përgjegjës për programin e filmave të shkurtër është në rolin e kinematografit në filmin e Hysajt. Tri produksionet janë të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Secili prej tyre la përshtypje të ndryshme te publiku, i cili në numër të madh i përcolli të tri premierat, ani pse moti me shi i detyroi që të barten prej kinemasë “Lumbardhi” në Shtëpinë e Kulturës. Përveç kësaj “aventure” të vogël nuk munguan as lotët. Veçmas për “Daullet...” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...