Dua Lipa: Përfaqësoj vendin tim, edhe pse s’jam e lindur në Kosovë

9 Gusht 2016 - 08:26      

Prishtinë, 9 gusht - Qyteti mund të mos ketë ndryshuar shumë, por kjo s’mund të thuhet për jetën e saj. Dua Lipa nuk është thjesht një prishtinase që kthehet në një vizitë të zakonshme pas katër vitesh në kryeqytetin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo rikthehet në shtëpi me epitetin “yll në ngritje”, si pushtuese e skenave më të mëdha botërore dhe top - listave muzikore, e komentuar nga fansat e mediat sidomos për zërin dhe zhanrin e veçantë që këndon. Me vete ka sjellë hitet “New Love”, “Last Dance”, “Be the One” e “Hotter than Hell” - që së fundi e interpretoi në skenën e “The Tonight Show” - spektaklin e udhëhequr nga komediani i njohur, Jimmy Fallon, që njihet për audiencën e gjerë prej mbi 11. 3 milionë shikuesish në mbarë botën.

“Shumë mirë me qenë në shtëpi”, thotë ajo në një intervistë ekskluzive për mediat e Grupit KOHA, një ditë para se të ngjitet në skenën e ngritur në Parkun e Gërmisë, ku për herë të parë do të interpretojë live në vendin e origjinës. Me një shqipe të rrjedhshme, të natyrshme, ajo flet për muzikën e saj që e përshkruan si përzierje midis dy zhanresh, si edhe paralajmëron datën e albumit të parë. Dhe nuk harron ta përmendë se ndihet 100 për qind shqiptare.

Dua tashmë ka hyrë në top - dhjetëshe të toplistave në Britani të Madhe e Australi, e këngët e saj u vlerësuan me “Double platinum” në Holandë, Zvicër, Itali e Belgjikë. Së shpejti adhuruesit e Lipës do të kenë në duar albumin e saj të parë.

“Unë e reprezantoj vendin tim, edhe pse nuk jam e lindur në Kosovë. Kam jetuar në Kosovë, ndihem shqiptare, ndihem e Kosovës, e Prishtinës 100 për qind. Jam shumë krenare prej nga vij. Nuk fshihem dhe kallzoj”, ka thënë Lipa, teksa ka bërë të njëjtin gjest edhe para kamerës së Kohavisionit. “Kështu që, ja shqiponjën për të gjithë shqiptarët” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...