MPJ premton përkrahje financiare për “DokuFestin”

8 Gusht 2016 - 18:26      

Dokufesti ka mbledhur të gjithë në Prizren. Në ditët e para, në qytetin perëndimor të Kosovës ka qëndruar si vizitor dhe për të ofruar përkrahjen e MPJ-së, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai mes aktiviteteve të tjera, ka takuar udhëheqësit e Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest” në Prizren.

Në takim me drejtoreshën e festivalit, Nita Deda, drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe drejtorin artistik Veton Nurkollari, ministri Hoxhaj ka premtuar se në kuadër të traditës së Ministrisë përkrahja do të vazhdoj për festivalin ashtu sic ka qenë. I është komunikuar edhe zyrtarisht drejtuesve, se Ministria e Jashtme edhe këtë vit e mbështet financiarisht Dokufest-in.

“Duke e ditur rëndësinë që ka ky festival përmes të cilit Kosova prezanton artin dhe kulturën e saj para botës dhe shumë artistëve të huaj që janë pjesëmarrës në të e të cilët kanë mundësinë të shohin një Kosovë ndryshe, MPJ tash ka vendosur ta përkrah edhe këtë vit financiarisht Dokufest-in dhe të përcjellë mesazhin se Kosova është shtet i hapur për njohje më të madhe ndërmjet popujve përmes kulturës”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...