Adem Istrefi shpallet “Nderi i Panairit Ndërkombëtar të Librit” në Durrës

8 Gusht 2016 - 16:07      

Pas gjashtë netësh intensive dhe atmosfere në qytetin e Durrësit, ka përfunduar Panairi Ndërkombëtar i Librit. Organizatorët, botuesit dhe pjesëmarrësit kanë qenë njëzëri të kënaqur për këtë iniciativë të konkretizuar për herë të parë në qytetin bregdetar.

Aqif Hysa, në cilësinë e kryetarit të shoqatës “Durana” dhe një prej organizatorëve të Panairit të Librit pohoi se “ecuria e librit në këndvështrim të përgjithshëm është pritur shumë mirë dhe kjo hedh poshtë idenë që lexuesi është indiferent”. “U munduam që të krijojmë “gërvishtjen” ndaj idesë që nuk lexohet. Në mos e thyhem këtë mendim, filluam t’i japim goditjen e parë këtij mentaliteti”, tha ai.

Ndërkohë në aktivitetin përmbyllës u vlerësua me titullin “Nderi i Panairit Ndërkombëtar të Librit”, poeti i mirënjohur kosovar, Adem Istrefi.

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Durrës u zhvillua në datat 2- 7 gusht. Pjesëmarrës në këtë panair ishin 40 shtëpi botuese nga Shqipëria, 20 nga Kosova, 1 nga Londra, 3 nga Maqedonia, 1 nga Bukureshti (Rumania), 3 nga Greqia, 2 nga Mali i Zi, botimet e të cilave kultivojnë fjalën shqip në vendet ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Grupi KOHA në këtë panair ishte me 130 tituj.
Në realizimin e këtij aktiviteti vlen të theksohet angazhimi i bashkisë së Durrësit dhe institucioneve lokale të qytetit si dhe shoqata “Durana”, si ideatore e eventit më të rëndësishëm kulturor zhvilluar për këtë vit në qytetin bregdetar. Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip po shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...