“Këngë Jeho” në vend të koncerteve, homazhe për viktimat e përmbytjeve

8 Gusht 2016 - 13:21      

Me një minutë heshtje viktimave të përmbytjeve të këtyre ditëve në rajonin e Shkupit, festivali i 25 jubilar “Këngë Jeho”, mbylli siparin në natën e tretë që po ashtu nuk u mbajt në shenjë respekti për viktimat e përmbytjeve, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Ky homazh i festivalit,- për pjesëmarrësit e natës së tretë, anëtarët e SHKA “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit dhe të Ansamblit Kombëtar “Shota” nga Prishtina, mbase ishte perfomansa më e mirë, për të shprehë ndjenjat njerëzore ndaj viktimave, familjeve të goditura dhe mbarë popullatës së goditur.

Në skenën e festivalit ishin ngjitur anëtarët e ansambleve, të shoqëruar nga drejtori i festivalit Dilaver Lloga me stafin bashkëpunues, regjisori Dilaver Kryeziu, dhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, të përcjellur nga një numër i konsideruar i qytetarëve – spektator, kur drejtori i festivalit Dilaver Lloga iu drejtua të pranishmëve edhe para kamerave televizive me fjalën e rastit duke thënë:

“Të nderuar pjesëmarrës, spektator dhe telespektator; Shprehim ngushëllime familjeve të viktimave të përmbytjeve, dhe në këto rrethana çmojmë se nuk ka kuptim që vetëm pak kilometra larg kësaj tragjedie të këndohet e vallëzohet, ndaj me këtë paraqitje simbolike dhe me këtë homazh nga skena e festivalit, e shpallë të mbyllur festivalin “Këngë Jeho-2016”.

Ndërkaq, kryeari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, para të pranishmëve, në përmbyllje të natës së tretë dhe të festivalit, ka theksuar se “Kam vizituar rajonet e goditura dhe gjendja është tepër e vështirë.Shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe solidarizohemi me popullatën e goditur në këto rajone”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...