8 Gusht 2016 - 12:36
Kësaj radhe 3 poetët mysafirë ishin Flutura Açka, Ag Apolloni dhe shkrimtari Enes Halilovic.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i “Art-Club Ulqini”, Ismet Kallaba, redaktor në periodiken e shqiptarëve në Mal të Zi “Koha Javore” si dhe pedagog në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit panë Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi.
Në vijim, nën moderimin e shkrimtarit dhe publicistit Hajredin Kovaçi u zhvillua mbrëmja autoriale e Flutura Açkës ndërkohë që për krijimtarinë e kësaj të fundit foli Liridona Sinishtaj.
Nata e dytë nisi me celjen e ekspozitës fotografike të piktorit ulqinak Qazim Muja në ambientet e Kullës së Balshajve, përbri muzeut të kalasë së Ulqinit.
Në vijim, pjesëmarrësit patën rastin që të ndiqnin mbrëmjen autoriale për shkrimtarin Ag Apolloni për të cilin foli Dr. Albulena Blakaj - Gashi, studiuese e letërsisë dhe me moderator Mr. Haxhi Shabani.
Nata e 3-të dhe e fundit iu kushtua mbrëmjes autoriale të shkrimtarit boshnjak Enes Haliloviq, për krijimtarinë e të cilit foli gazetari dhe publicist Vlatko Dimunoviqc nën moderimin e Andrej Nikolaidis.
Ndërsa paraditen e fundit të qëndrimit në Ulqin, shkrimtarët dhe poetët mysafirë të ftuar në Kalimera Poetike 2016, u pritën edhe nga kryetari I Komunës së Ulqnit Nazif Cungu.
“Art Club Ulqini” është themeluar në vitin 1990 nga një grup krijuesish dhe intelektualësh nga ky qytet bregdetar me qëllim promovimin e kulturës, artit, letërsisë dhe shkencës shqiptare ë Mal të Zi si dhe kultivimit dhe zhvillimit të multikulturës si një vlerë e veçantë për Malin e Zi, rajonin dhe më gjerë.
“Art Club” është bashkëthemelues i Panairit të Librit në Ulqin dhe organizator i manifestimeve tradicionale ”Kalimera Poetike” (“Calimera Art Festival”) dhe “Ditët e filmit shqiptar”.
Drejtues ndër vite të Shoqatës Kulturore “Art-Club Ulqinit” kanë qenë shkrimtarët, artistët dhe publicistët e njohur Ibrahim Berjashi, Nail Draga, Ali Salaj, Haxhi Shabani, Qazim Muja e deri tek publicist dhe pedagogu i gazetarisë Ismet Kallaba i cili e mori drejtimin vetëm para disa muajsh në bazë të statutit ku respektohet afati I mandateve për secilin drejtues si dhe kontributet e gjithsecilit prej tyre.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...