Vullnetarë nga 6 vende interesohen për trashëgiminë kulturore të Kosovës

8 Gusht 2016 - 10:12      

Organizata për Rijetëzimin e Trashëgimisë Kulturore në Kosovës, në partneritet më EuropeanHeritageVoluneers nga data 6 deri 16 gusht po zhvillon aktivitetete vullnetare për trashëgiminë kulturor në Prizren.

Në këto aktivitete vullnetare marrin pjesë dhjetë studentë nga Gjermania, Italia, Kroacia, Afrika e Jugut, Shqipëria si dhe studentë vendorë, transmeton Koha.net.

Këtë projekt e bën të veçantë diversiteti kulturor, i cili pasqyrohet nëpërmjet pjesëmarrësve.

WorldHeritageVolunteers është një iniciativë në kuadër të UNESCO-së, e filluar në vitin 2008. Qellim i kësaj iniciative është që të rinjtë dhe organizatat e ndryshme anekënd botës të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë kulturore përmes punës vullnetare.

Duke pas parasysh së pjesë e kësaj iniciative janë organizatat e shteteve anëtare të UNESCO-së, që Kosova fatkeqësisht ende nuk është pjesë e saj, Organizata për Rijetëzimin e Trashëgimisë Kulturore në Kosovës ka arritur që të organizojë një projekt të tillë në partneritet me EuropeanHeritageVolunteers, si koordinatore e të gjitha projekteve vullnetare në Evropë.

Përgjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të ndihmojnë në pastrimin dhe konsolidimin e pjesëve që janë duke u gërmuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në Kalanë e Prizrenit.

Në kuadër të aktiviteteve do të vizitohen disa nga lokalitetet dhe monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës si: lokaliteti arkeologjik Ulpiana, Kalaja e Harilaqit, lokaliteti arkeologjik Dresnik, Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Kullat e Junikut, Çarshia e Vjetër e Gjakovës, Muzeu i Kosovës etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...