8 Gusht 2016 - 10:28
Familja e Adilit e pret shumё mirё Johanin kur ai shkon pёr darkё tek ata. Edhe kjo ёshtё njё prej traditave tё shqiptarёve: mikpritja. Tё gjithё sillen shumё mirё me tё dhe madje i ofrojnё njё dhomё pёr tё fjetur dhe rroba tё pastra. Por krejt kёto pa e ditur se çfarё ka bёrё ai. Kur babai i Johanit e thёrret nё telefon Adilin dhe i rrëfen se çfarë ka ndodhur, ai merr armën dhe planifikon sesi do ta vrasë atë që ia ka marrë jetën të birit, shkruan Koha Ditore.
Ai duhet tё planifikojё sesi do tё hakmerret, sepse njё tjetёr rregull i Kanunit thotё se “kur mysafiri ёshtё nё shtёpinё tёnde atёherё i zoti i shtёpisё duhet ta trajtojё mirё”. Kuadro gati klaustrofobike, me pak ndriçim dhe skena tё xhiruara nё ambiente tё errëta, vetёm sa ia shtojnë dramacitetin filmit tё shkurtёr qё titullohet “Kanun”. Ngjarja nuk zё vend nё Shqipёri as nё Kosovё, por nё Belgjikё. Pavarёsisht se janё me kilometra larg atdheut, kjo nuk i pengon qё tё jetojnё me traditёn.
Nё kёtё formё pёr 27 minuta shpalost njё pjesё e traditёs sё pamёshirshme shqiptare. “Kanun” u dha tё shtunёn nё Prizren nё kuadёr tё edicionit tё 15-tё tё festivalit ndёrkombёtar tё filmit dokumentar dhe tё shkurtёr “DokuFest”... (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...