8 Gusht 2016 - 10:06
Elbenita Kajtazi është njëra prej 12 pjesëmarrësve që janë pjesë e programit “Young Singers Project”, që mbahet në kuadër të festivalit të njohur operistik “Salzburger Festspiele”, shkruan Koha Ditore.
Kajtazi sonte (e hënë) do të performojë para audiencës austriake, në skenën e festivalit që mbahet qysh prej vitit 1920 dhe tubon në Salzburg emrat më të njohur të skenës operistike të ditëve të sotme.
Pjesëmarrja e Kajtazit në “Young Singers Project” të festivalit austriak shënon përfaqësimin e parë të një këngëtareje lirike nga Kosova në këtë festival, pjesë e të cilit këtë vit janë edhe këngëtarë lirikë nga Afrika Jugore, Hungaria, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Islanda, Anglia dhe Italia... (më gjerësisht lexoni sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...