Foto: Koha

Lipa paralajmëron se Prishtinës do t’ia sjell atmosferën e një koncerti evropian

8 Gusht 2016 - 09:00      

E saktë në kohë dhe e buzëqeshur, këngëtarja kosovare tani me nam botëror, Dua Lipa, ka dalë para medieve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” fill pas arritjes së saj në vendlindje, shkruan Koha Ditore.

E veshur me një fund të zi dhe me një bluzë kaltër e jeshile, Lipa pasditen e së dielës ka shpalosur detaje të koncertit të saj në Prishtinë, që do të mbahet të martën në parkun e Gërmisë.

Bashkë me anëtarët e bendit të saj dhe të atin, Dukagjin Lipa, këngëtarja që vjen në Prishtinë pas një turneu të gjatë koncertesh, ka premtuar se do t’i sjellë risi kryeqytetit kosovar. Fillimisht ka thënë se është shumë e lumtur që vjen në Kosovë pas katër vjetësh. Dhe ka thënë se e pret me padurim koncertin.

“Mezi po pres të mbaj koncert me anëtarët e bendit tim”, ka thënë Lipa, e cila ka bërë me duar simbolin e shqiptarëve – shqiponjën. Teksa ka folur për koncertin, ajo ka paralajmëruar risi

“Do të këndoj shumë këngë nga albumi që nuk është publikuar ende. Do të jetë një koncert më i gjatë sesa koncertet e tjera. Do të mundohem të këndoj sa më shumë këngë që i kemi të ushtruara”, ka thënë Lipa. Ajo po ashtu ka thënë se nuk është përgatitur të këndojë në shqip.

Koncerti i Lipës në Prishtinë, përveç “Republikës”, si mbështetës kryesor ka Komunën e Prishtinës dhe birrën “Peja”.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...