Regjisorët prezantojnë tre filma të programit të sotëm të “Dokufest”

7 Gusht 2016 - 17:49      

Në konferencën e dytë për shtyp të Dokufestit, ku u prezantua programi i ditës së sotme, vetë regjisorët prezantuan tre filma të kategorive të ndryshme.

Dokumentari “Daullet e rezistencës”, nga Mathieu Jouffre dhe Besa Luci, sjell kujtimet personale të disa personazheve, nga vitet e 90-ta.

Regjisorët thanë se interesimi i tyre për të filluar me këtë projekt erdhi nga ideja që për vitet e 90-ta njerëzit flasin në vazhdimësi por nuk dokumentojnë. Jouffre theksoi se për film janë përdorur kujtime personale të njerëzve që janë pjesë e dokumentarit, dhe pamje nga arkivi.

“Gjatë bisedave me familjarë, miq kam filluar të pyes për jetën e viteve të 90-ta dhe menduam që do të ishte më mirë t’i mbledhim gjithë këto kujtime nga këndvështrime personale dhe t’i dokumentojmë”.

Luci vlerësoi solidaritetin dhe punën publike të shoqërisë atëkohë, duke kërkuar që t’i referohemi sa më shumë duke ditur se kjo dekadë ka qenë shumë e rëndësishme për rajonin, por Kosovën në veçanti.

Dokumentari i dytë që duket më shumë si një udhëtim aventurier vjen nga kategoria Green.

Regjisori i filmit “Bugs”, Andreas Johnsen, i interesuar në ushqim - duke qenë edhe kuzhinier - hulumton shijet dhe gatimet nga insektet në shumë vende të botës, që thuhet se do të jetë e ardhmja e ushqimit.
“A është e mundur që të prodhohet ushqim për masat, në një mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, ndryshe nga sistemi i tanishëm i ushqimit?”, kjo është pyetja e madhe, tha Johnsen.

Në Marokun verior, gjendet enklava spanjolle e Melilla: Evropa në Tokën afrikane. Në malin sipër jetojnë më shumë se një mijë emigrantë afrikanë. Edhe pse për këtë grup ishin bërë disa filma, regjisori Moritz Siebert ka zgjedhur ta tregojë ngjarjen nga një këndvështrim tjetër duke i dhuruar banorëve aty për të xhiruar vetë jetën e tyre të përditshme.

Dehumanizimi është pika qendrore e dokumentarit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...