Pas Skënderbeut, Gjevukaj kthen në 3D edhe Adem Jasharin

7 Gusht 2016 - 11:15      

Përkrenarja ngjyrë ari dhe tjetra në bronz shkëlqejnë duke i dhënë pamje gati reale. Poshtë shtrihet rrjeta që ia mbulon kokën, duke vënë në pah mjekrën e gjatë e të hirtë. Shikimi që krijon rrudha në ballë i jep qëndrim prej të fortit.

Nga kjo lë përshtypjen e një njeriu serioz e të patrembur. Pamja e tij kompletohet me pëlhurën në shpinë si të një superheroi dhe parzmoren e luftëtarit. Ky është heroi kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Figura e tij fisnike është punuar në versionin 3D nga artisti kosovar Fatmir Gjevukaj, shkruan Koha Ditore.

Ky version me ngjyra, i cili e bën Skënderbeun të duket shumë real dhe një tjetër pa ngjyra e që i ngjason një skulpture të punuar me shumë kujdes deri në detajin më të imët, janë punimet e fundit të Gjevukajt. E kjo nuk ka ndodhur krejt rastësisht. Në fakt, këtë ide ai thotë ta ketë pasur qysh para njëmbëdhjetë vitesh, kur kishte nisur të merrej me artin 3D. Do të fillonte si ide për pikturë. Portretin e Skënderbeut të realizuar në 3D donte ta përdorte si referencë.

Gjithçka do të ndryshonte gjatë procesit. Ai tashmë ka krijuar portretin e heroit kombëtar, duke e bërë atë të duket më ndryshe nga portretizimet në veprat e deritanishme... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...