
7 Gusht 2016 - 11:04
Por, një dizajnere e re u ka dhënë një tjetër dimension kartolinave, magneteve me ilustrime, atyre për frigoriferë e broshëve. Ilire Lepaja tash e tre vjet ka nisur të krijojë ilustrime të ndryshme - shumica prej të cilave kanë motive tradicionale - dhe i ka shtypur ato në formë kartolinash. Me kalimin e kohës, ideja e saj fillestare është zgjeruar edhe më tej. Lepaja, e cila ka përfunduar studimet master për dizajn grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, punën e saj kreative e ka shndërruar edhe në mision për promovimin e trashëgimisë kulturore.
Në një bisedë për gazetën Koha Ditore, ajo flet për pasionin e saj dhe atë sesi një suvenir mund të mos jetë një produkt i thjeshtë që turistët marrin me vete. Nëpërmjet tij, mund të bartet një pjesë e historisë.
Historia në kartolina
Mes suvenireve të ndryshëm që kur fotografohen bashkë marrin pamjen e një mini-ekspozite, kartolinat janë ato që bien në sy. Ilustrimet mbi to janë të ndryshme. Shoqërohen edhe me tekste të shkurtra. “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-1468,) Hero kombëtar shqiptar” është përshkrimi që i bëhet imazhit të heroit kombëtar, të dizajnuar mjeshtërisht nga Lepaja. Përveç në gjuhën shqipe, përshkrimet janë të përkthyera edhe në anglisht... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...