Foto: Koha

Kulla e Sahatit që dëgjohej 12 kilometra larg

7 Gusht 2016 - 10:39      

Avdullah Kërçagu e mban mend ndryshe Kullën e Sahatit në Rahovec. Më shumë sesa për ta matur kohën, në fëmijëri, për të dhe bashkëmoshatarët e tij ajo ishte hapësirë loje. Shtëpia e tij e vjetër ka qenë fare pranë këtij monumenti, në lagjen e vjetër “Gradina”, siç njihet nga vendasit - të këtij qyteti në jugperëndim të Kosovës.

“Ende e kam në vesh tingullin e kambanës kur binte. Kishte shumë vizitorë që vinin për ta parë nga mbarë bota, dhe ne si fëmijë vraponim për t’u njoftuar me ta”, kujton Kërçagu tash 56-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

E Kulla e Sahatit, e bërë me gurë, është aty për më shumë se dy shekuj. Është ndërtuar në vitin 1791. Orën e ka treguar edhe me kambana, që thuhet të jenë dëgjuar shumë larg nga aty, madje deri në 12 kilometra.

Monumenti në pikë strategjike

Shumë studiues janë marrë me monumentin e shekullit XVIII. Kosova nuk ka shumë të tillë, e ai i Rahovecit është unik edhe për faktin se e ruan origjinalitetin e vet. Historikun e Kullës së Sahatit e grumbulloi edhe Kadri Durguti, orientalist, e përgjegjës për trashëgiminë kulturore në qytetin e lashtë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...