Gjermania drejt “Oscarit” edhe me komedinë për Hitlerin

6 Gusht 2016 - 15:29      

Një komedi satirike për Adolf Hitlerin, është në mesin e filmave që Gjermania është duke i shqyrtuar që t’i propozojë për nominim për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, vitin e ardhshëm.

“Look Who’s Back” (Shiko kush është kthyer) e imagjinon Hitlerin tek zgjohet në Berlinin e ditëve moderne dhe ka një spektakël të tij televiziv.

Bazuar në romanin e Timur Vermes, filmi ishte hit në arka filmike kur u shfaq në Gjermani vitin e kaluar dhe vazhdimisht është blerë nëpërmjet rrjetit “Netflix”.

Propozimi i Gjermanisë për “Oscar” do të përzgjidhet nga një juri e pavarur më 25 gusht. Filmi i fundit gjerman që fitoi “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj ishte “Das Leben der Anderen” (Jetët e të tjerëve) në ceremoninë e vitit 2007.

“Downfall”, një film për ditët e fundit të Hitlerit, kishte qenë i nominuar për këtë çmim, dy vjet më parë. Të tjerë filma që Gjermania po i shqyrton për t’i propozuar janë edhe “Toni Erdmann”, komedi për raportin vajzë - baba që mori kritika pozitive në Festivalin e Filmit në Cannes.

“Look Who’s Back” është një nga katër filmat që janë përfshirë në listë të ngushtë e që flasin për nazistët, bashkë me një version të ri të “Diary of Anne Frank” (Ditari i Ana Frank) dhe një film tjetër për gjykatësin gjerman Fritz Bauer.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...