Lojërat olimpike që nuk luhen më

6 Gusht 2016 - 14:28      

Shumë aspekte të lojërave antike olimpike do të ishin në mënyrë perfekte të familjarizuara me fansat e lojërave në Rio de Janeiro: konkurrenca ndërkombëtare elitare, brohoritjet e turmës prej dhjetëra e mijëra vetash, garat siç janë vrapimet, mundjet, kërcimet dhe hedhja e shtizës.

Asokohe, sikurse tani, konkurrentët olimpikë shpeshherë kalonin vite të tëra duke u trajnuar me ekspertë dhe fitoret freskoheshin me lëvdata dhe pasuri, përcjell Koha Ditore artikullin e Nick Romeos. Por elemente të tjera të lojërave antike do të mund të tingëllonin të çuditshme për spektatorët e sotëm.

Është vështirë të imagjinohet një olimpiadë moderne ku sakrifikohen 100 kurbane apo me publik që u fishkëllen atletëve që janë zënë duke mashtruar, apo edhe një garë me trupin plotësisht të blinduar.

Atletët garonin krejtësisht natyrshëm, ekzaminonin zorrët e kafshëve të sakrifikuara për të parë nëse ato profetizonin fitoren dhe ishin shpërblyer vetëm kur fitonin. (Nuk kishte çmim për vend të dytë apo të tretë).

Me gjithë një fije të pastër të vazhdimësisë mes lojërave antike dhe atyre moderne, ndikimi i thellë i luftës dhe religjionit në Olimpiadën origjinale kishte krijuar një spektakël që në disa mënyra do të mund të ishte i panjohur për audiencën moderne. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...