6 Gusht 2016 - 14:18
Nga pjesëtarët e Dinastisë së Habsburgëve me siguri më shumë gjurmë në këtë kontekst kanë lënë perandoresha Marija Tereza dhe perandori Franc Jozefi I, shkruan Naser Ferri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Marija Tereza e Austrisë (1717-1780), bashkëshorte e dukës së Lotaringisë dhe perandorit Franci I Shtjefni, kishte sunduar si arkidukeshë e Austrisë, perandoreshë e romakëve dhe e Gjermanisë, dhe mbretëreshë e Kroacisë, Hungarisë dhe Çekisë prej vitit 1740 deri në vitin 1780. E veçanta e saj ishte emetimi i talirit të argjendtë.
Talir (nga gjermanishtja Thal-luginë, sipas xeherores së argjendit Joachimsthal-Jachimov në Bohemi, Çeki) është monedhë e argjendtë e emetuar për herë të parë më 1518 (me paraqitje të Shën Joakimit, babait biblik të Shën Marisë, në avers), emri i së cilës ishte standardizuar në bazë të Konventës monetare austriako-bavareze të vitit 1753 për monedhën me paraqitje të Maria Terezës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...