“DokuFesti” për një vend të pakorruptuar

6 Gusht 2016 - 08:27      

“Jetojmë në një shtet ende të tronditur nga e kaluara dhe ende me korrupsion endemik që kërcënon vërtet ardhmërinë e qytetarëve”, kanë qenë fjalët e para të drejtoreshës së “DokuFestit”, Nita Deda, në hapje të festivalit, shkruan sot Koha Ditore.

“DokuFesti” tashmë ka shndërruar në traditë goditjen e fenomeneve të errëta dhe thirrjen për ndryshim. Ka dhënë dëshmi për këtë, e transformimi i Prizrenit gjatë ditëve sa zgjat festivali është më e fuqishmja.

Fjala korrupsion është përmendur pesë herë vetëm në fjalimin e shkurtër të drejtoreshës së festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, Nita Deda. Shumë më shumë sa kaq do të përmendet gjatë festivalit.

Ani pse organizatorët e kanë caktuar këtë temë muaj më parë, si një thirrje për ta çrrënjosur një dukuri që kaherë ka lëshuar rrënjë, ajo përkon edhe me ngjarjet e ditëve të fundit. Incizimet e bisedave telefonike të udhëheqësve politikë në vend flasin më së miri për qasjen e tyre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...