5 Gusht 2016 - 10:37
Teatri vjenez do të jetë mysafir më 5 dhe 6 gusht nga ora 20:00 në teatrin e qytetit të Prishtinës “Dodona”, transmeton Koha.net. Më këtë rast shikuesit do të kenë shansin për herë të parë të shohin një shfaqje me kukulla - për të rritur.
I themeluar në vitin 1989 nga Julia Reichert, Kabinetttheater përmban një repertor prej mbi 40 minidramave, prej të cilave disa janë të inskenuara apo janë shkruar enkas nga autorët më të njohur austriakë/gjermanë, si: H.C. Artmann, Gerhard Rühm, F. J. Czernin, Thomas Arzt.
Teatri njihet për materien dhe llojin e figurave dhe objekteve që trajton; për gjuhën të lidhur ngushtë me fjalën dhe dukshmërinë e relacioneve të brendshme të imazhit.
Kabinetttheatri është fitues i çmimit ‘Nestroy’ në vitin 2004, çmimi më i madh në botën gjermanofolëse.
Programi është si më poshtë (i gjithi i titruar në shqip):
Arthur Schopenhauer – “Biseda Anno 33”
Daniil Charms – “Gra të vjetra kureshtare”
Gerhard Rühm – “Unaza”
Wolfgang Bauer – “Lukrecia”
Franz Grillparzer – “Gjuetari i egër”
Lukas B.Suter – “Vdekja skenike”
Anne Frütel – “Zhbërja e oportunizmit nga vendimi i shumicës”
Konrad Bayer – “Ana dhe Rosa”
Luajnë: Katarina Csanyiova, Tanja Ghetta, Ëalter Kukla, Alban Beqiraj.
Regjia: Julia Reichert
Behar Arllati do të luajë në harmonikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...