
5 Gusht 2016 - 11:30
Me gjithë emërimin e dy komisioneve – një nga ish- ministri i Kulturës Memli Krasniqi, e një tjetër nga ministri aktual Kujtim Shala – serisë së përplasjeve e reagimeve midis komunitetit të kineastëve e angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë, puna s’është finalizuar me sukses, shkruan Koha Ditore.
Do të emërohet një grup i tretë punues, pasi që procesi është kthyer edhe një hap më mbrapa të enjten, kur ministri Shala e tërhoqi Projektligjin për kinematografinë nga Kuvendi i Kosovës. Një ditë më parë, një grup kineastësh publikisht kërkoi nga Shala të mos lejojë leximin e dytë të Projektligjit që do të duhej ta zëvendësonte ligjin aktual për kinematografinë, i miratuar më 2004.
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, i ka thënë gazetës se puna do të nisë nga fillimi.
“Duhet të përsëritet procedura. Do të thotë, duhet të emërohet një grup i ri punues dhe të ndiqet procedura si në rastin e hartimit të një projektligji të ri”, ka thënë Shala... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...