Vepra e kompozitores kosovare, premierë në skenën holandeze

5 Gusht 2016 - 10:36      

Një festival holandez, për çdo vit thërret kompozitorët që të realizojnë vepra për ansamblin “Oerknal”, i njohur për atë se interpreton vetëm muzikë bashkëkohore.

Sivjet, në mesin e konkurrentëve, janë përzgjedhur vepra të gjashtë kompozitorëve, të cilëve do t’u interpretohen veprat e në mesin e tyre është edhe vepra e re e kompozitores kosovare Dafina Zeqiri-Nushi, shkruan Koha Ditore.

E titulluar “ARTiculACY”, vepra e saj është kompozuar enkas për këtë festival dhe do të interpretohet premierë para audiencës holandeze më 4 shtator, në “Muziekweek Gaudeamus Academy” në kuadër të festivalit “Gaudemus Muziekweek”, ndër më të njohurit që paraqet muzikën bashkëkohore dhe promovon muzikë të re dhe muzikantë të rinj.

Historia e tij daton qysh prej vitit 1945, kur mbahej në fshatin Bilthoven për t’u zhvendosur më 1983 në Amsterdam. Edicioni i sivjetmë mbahet prej 7 deri më 11 shtator.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...