“DokuFesti”, gati për edicionin e 15-të

5 Gusht 2016 - 09:21      

Drejtuesit e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” kanë raportuar se gjithçka është gati për fillimin e edicionit të 15-të të njërës prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend. Sikurse edhe në vitet paraprake, numri i filmave që do të shfaqen është i madh, bashkë me punëtoritë, debatet, panelet e organizimet, që sipas drejtorit artistik, Veton Nurkollari, do të jenë edhe më të numërta.

Tërë përgatitja, sipas tij, ka rezultuar me një program të përmbushur në të gjitha aspektet, shkruan Koha Ditore.
“Në edicionin e sivjetmë do të shfaqen 238 filma nga 56 vende të botës, që janë përzgjedhur nga mbi 5 mijë aplikime. Ata shfaqen në 6 kategori garuese dhe 18 kategori të tjera të veçanta”, ka thënë Nurkollari, duke shtuar se festivali sivjet do t’i bëhet homazh mjeshtrit të kinemasë iraniane, Abbas Kiarostami, që vdiq në korrik të këtij viti, dhe regjisores Chantal Akerman, një tjetër regjisore e dalluar që ndërroi jetë vitin e kaluar. Numri i mysafirëve do të jetë i madh.

“Deri më tani kemi konfirmime nga 250 mysafirë nga Evropa, ShBA-ja, por edhe shtetet e tjera. Fluksi pritet të rritet me kalimin e ditëve drejt fundit të festivalit”, është shprehur ai.

Ndërkohë kur është pyetur nga gazetarët se përse këtë vit “DokuFesti” është përcaktuar për të trajtuar temën e korrupsionit, Nurkollari ka theksuar se kjo dukuri është e pranishme kudo dhe si e tillë pengon zhvillimin e shoqërisë.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...