Foto: Koha

Seamus Murphy rikthen kohën e errët të Kosovës

5 Gusht 2016 - 10:07      

Imazhe që tregojnë mizoritë e luftës dhe gjendjen në ditët e para të pasluftës së fundit në Kosovë janë shpalosur të enjten mbrëma në Sheshin e Lidhjes në Prizren, në kuadër të ekspozitës “DokuPhoto”, që vjen si paralajmërues i edicionit të 15-të të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Fotografi dhe regjisori irlandez Seamus Murphy kësisoj ka prezantuar fotografitë që i kishte bërë në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, që në procesin bashkëpunues me këngëtaren e njohur britanike PJ Harvey janë ndërlidhur edhe me imazhe nga Afganistani e Washington DC për të prodhuar projektin “Hollow of the Hand”, shkruan Koha Ditore.

“Një pjesë e fotografive që i shihni këtu janë bërë këtu. Diçka ka nisur këtu. Dhe këtu janë ekspozuar 40 fotografi nga një punë më e gjerë e Seamus Murphy”, ka thënë drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari në hapjen e “DokuPhotos”... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...