Masa të shtuara sigurie në koncertin e Dua Lipës

5 Gusht 2016 - 09:13      

Derisa pak ditë më parë është anuluar një prej festivaleve më të mëdha të birrës në kryeqytet, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri dhe panikut të shkaktuar nga të pranishmit, siguria është bërë një prej çështjeve kryesore për organizime të tilla.

Sigurim të shtuar do të ketë edhe për koncertin në Prishtinë të këngëtares së njohur me prejardhje kosovare, Dua Lipa, të martën e javës që vjen, shkruan Koha Ditore.

Më shumë se 150 pjesëtarë të sigurimit do të jenë të vendosur vetëm në perimetrat e brendshëm ku do të mbahet koncerti, në Parkun e Gërmisë.

Përveç stafit të një kompanie private, do të ketë edhe policë civilë dhe ata me uniforma të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e koncertit, i cili organizohet nga kompania “Republika” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...