4 Gusht 2016 - 19:33
Arsye e kësaj vëmendjeje ishte një pikë e rendit të ditës, e që ishte Projektligji për Kinematografinë.
Zharku, se bashku me një numër të madh të artistëve, kishin kërkuar nga ministri Shala që të tërheqë këtë projektligj për disa arsye.
Përveç Zharkut, edhe Shoqata e Producentëve të Kosovës u kishin bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin për Kinematografi.
Mirëpo Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka tërhequr Projektligjin për Kinematografinë.
Ky veprim i ministrit Shala nuk i ka pëlqyer aspak deputetit Nait Hasani, i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.
Neni 14 i këtij projektligji propozon që Kosovafilmi të shuhet e të themelohet një institucion i ri. Ky projektligj nga Shoqata e Producentëve të Kosovës është quajtur skandaloz.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...