Hackerët e bëjnë presidentin “mbrojtës” të Muzeut

4 Gusht 2016 - 10:00      

Prishtinë, 4 gusht - “E mbrojtur nga Hashim Thaçi. Wow”, ka qenë mesazhi në faqen zyrtare të Muzeut Kombëtar të Kosovës në internet, shkruan sot Koha Ditore.

Ata që janë të interesuar të marrin më shumë informacione rreth këtij institucioni e kanë të pamundur që këtë ta bëjnë përmes ueb-faqes. “Shënim: sigurimi juaj është PDK 0 për qind”, është mesazhi tjetër, nën këtë të parin. Të dyja janë të shkruara në gjuhën angleze. Poshtë tyre del një fotografi e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me syze dielli me kornizë të bardhë. Në anën e majtë dhe të djathë të tij janë dy pako cigare.

Në njërën shkruan “Hashish”, ndërsa në tjetrën “Thaçi”. Sipër kokës janë dy duar që shtinë me mitraloz. Ndërsa dy lloje të çokollatave krejt sipër tij. Aty shihen edhe dy kamera, derisa në sfond gjenden postere të ndryshme. Një prej tyre bart superheroin e filmave të animuar “Saiyan Gogu”. Aty nuk mungojnë as paratë. Krejt në fund të këtij posteri shihen dy tuba me dollarë.

Me një ilustrim të tillë, hackerët kanë sulmuar faqen zyrtare të Muzeut Kombëtar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...