Kineastët kërkojnë parandalimin e një ligji që dëmton kinematografinë

4 Gusht 2016 - 09:01      

Prishtinë, 4 gusht - Nëse ministri i Kulturës, Kujtim Shala, nuk kërkon tërheqjen e Projektligjit për kinematografi, deputetët e Kosovës do të votojnë versionin që e kundërshton një grup kineastësh, më aktivët e kohëve të fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji për kinematografi sot (e enjte) pritet t’iu ofrohet deputetëve për votim. Një ditë para se të votohet leximi i dytë i dokumentit me të cilin synohet të rregullohet veprimtaria kinematografike e vendit, filmbërësit kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar dhe për t’iu bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë atë.

Po ashtu, kineastët kanë bërë thirrje që ministri Shala, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, të kërkojë tërheqjen e Projektligjit. Në korrik, Projektligjit për kinematografi i qe dhënë drita e gjelbër që të nxirrej në seancë për votim, me gjithë reagimet e komunitetit artistik dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Propozimet e kësaj të fundit, dhe ato të një pjese të kineastëve, nuk ishin marrë parasysh dhe anëtarët e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport kishin ngritur dorën që Projektligji të shkonte në seancë plenare pa ndryshimet e propozuara. Ky komision kryesohet nga Nait Hasani, dhe ka në përbërje deputetët Shpejtim Bulliqi, Salih Morina, Ismajl Kurteshi dhe Myfera Ainik.

Të mërkurën, Shoqata e Producentëve e Kosovës, në krye me Blerta Bashollin, ka dalë me një thirrje publike drejtuar deputetëve, që të mos e votojnë Projektligjin, i cili, sipas tyre, ka mbërritur në Kuvend pa përfillur shumë kërkesa të kineastëve. (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...