Koncerti dedikuar Nënë Terezës bashkon yjet shqiptare

3 Gusht 2016 - 09:21      

Bazilika e Shën Palit - një prej katër bazilikave antike dhe më të mëdha papnore në Romë - është vendi në të cilin një ditë para shenjtërimit të humanistes Nënë Tereza do të dëshmohen vlerat kulturore të popullit shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.

Një koncert 90-minutash, që do të mbahet më 3 shtator në qytetin italian, me rastin e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut nga Papa Françesku në Vatikan, do të bëjë bashkë emrat më të mëdhenj shqiptarë që po lënë gjurmë nëpër botë. Mes tyre sopranot e mirënjohura Inva Mula e Ermonela Jaho dhe këngëtarja kosovare me nam botëror Rita Ora.

Pjesë e koncertit që do të dërgojë në Romë edhe orkestrën simfonike të Filarmonisë së Kosovës janë edhe tenorët Saimir Pirgu e Ramë Lahaj dhe artistë të tjerë, përfshirë Shkëlzen Dolin e Gëzim Myshketën. Programi artistik është ideuar asisoj që pjesë e tij të bëhen edhe sportistët, përfshirë xhudisten Majlinda Kelmendi dhe futbollistin Lorik Cana, kapiten i kombëtares shqiptare.

Ky i fundit do të ngjitet në skenë për të recituar poezinë “Dua të kthehem në Shqipëri” të shkruar nga Nënë Tereza. Vargje të saja do të recitohen edhe nga dy aktorët e rinj kosovarë, Andi Bajgora e Lumë Veseli - të cilët sivjet përfaqësuan vendin edhe në ceremoninë ‘Oscars’ si protagonistë të filmit të shkurtër ‘Shok - dhe Ipeshkvi i Kosovës, dom Lush Gjergji.

Mes pjesëve të konfirmuara artistike deri më tani është edhe interpretimi i Himnit për Nënë Terezën, që ishte paralajmëruar qysh në muajin prill (sot, gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...