3 Gusht 2016 - 08:51
Ky festival, do të mbledhë artistë të njohur shqiptare brenda dhe jashtë vendit, duke premtuar të përcjellë në skenën e amfiteatrit një larmi veprash në gjini të ndryshme. Ai është një festival që bën bashkë premiera dhe shfaqje teatrore, filma të ndryshëm, muzikë dhe modë.
Drejtoresha artistike, regjisorja Driada Dervishi bën me dije se ky është një festival, i cili përmbledh shumë gjini arti dhe do të zhvillohet për nëntë nete në amfiteatër.
“Përmbledh shumë gjini të artit si filmin, teatrin, foton, vallëzimin, baletin, modën në nëntë nete për muzat e artit, ndaj e quajtëm Festivali i Muzave të Artit”, tregon Dervishi.
Sipas saj,”Festivali starton me “Doktor Shuster” nga teatri i Korçës, ndërkohë që “Mozart Coctail” kushtuar 260 vjetorit të lindjes së Mozartit, ka arie që janë përkthyer dhe do të interpretohen në skenë nga artistët, mes tyre nga aktorja Aishe Stari që vjen e veshur si mbretëreshë”. Festivali i cili nis më datë 4 gusht për të përfunduar më datë 20 të këtij muaji, zhvillohet nga Shoqata “Eja në teatër” në bashkëpunim me teatrin “A. Moisiu” e Teatrin Kombëtar, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e me ndihmë infrastrukturore nga Bashkia Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...