Vepra e fotografit nga Kosova, foto e ditës në “The Guardian”

2 Gusht 2016 - 11:05      

Prishtinë, 2 gusht - “Njerëzit shikojnë derisa një burrë kërcen nga ura 22 metra e lartë, gjatë një gare të kërcimeve nga lartësia”, është përshkrimi me të cilin e përditshmja britanike “The Guardian” e ka shoqëruar fotografinë e Armend Nimanit, shkruan sot Koha Ditore.

E realizuar në Gjakovë, fotografia është e para në mesin e fotografive më të mira të ditës, të përzgjedhura të hënën nga ekipi i së përditshmes prestigjioze. Kjo nuk është hera e parë që fotografitë e Nimanit dallohen në këso përzgjedhjesh.

Fotografi, i cili tash e 10 vjet punon për agjencinë franceze të lajmeve - AFP, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e rubrikës “Fotot e ditës” në të përditshmen amerikane “The Washington Post”. Fotografia e tij, e publikuar në mesin e 20 fotografive, ishte realizuar po ashtu në ngjarjen e garës së përvitshme të kërcimeve nga Ura e Fshenjtë në Drinin e Bardhë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...