2 Gusht 2016 - 10:01
Të hënën, në zyrat e Ministrisë së Kulturës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës. Por derisa ka nisur punën, në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, ende është e hapur lënda e Zeni Ballazhit, i cili kishte dërguar ankesë në lidhje me përjashtimin e tij nga konkursi i gjashtë, me arsyetimin se nuk e ka të nostrifikuar diplomën.
Të njëjtën ankesë ai e kishte dërguar edhe në MKRS, por ishte hedhur poshtë. Ballazhi paralajmëron se në rast që edhe përgjigja e KPMShCK-së do të jetë negative, do ta iniciojë lëndën në gjykatë. Agani nuk ka dashur të komentojë këto çështje. Ajo ka thënë se tashmë i ka të qarta synimet në bazë të të cilave do ta drejtojë GKK-në.
Arta Agani, me 89 pikë të fituara, është zgjedhur për këtë pozitë më 27 qershor pas një procesi që ka zgjatur hiç më pak se 10 muaj. Kundërkandidatët e saj ishin Arbresha Hoxha, e cila kishte marrë 58 pikë dhe Jeton Rexhepi me 54. Pranimin e detyrës së drejtorit të GKK-së e ka konfirmuar sekretari i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi. Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas procedurave dhe në përputhje me dispozitat ligjore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...